Ish-kryeministri Sali Berisha, disa ish-ministra dhe drejtorë të tij, pritet të jenë subjektet e parë të verimit të institucioneve të reja anti-korrupsion në Shqipëri, konkretisht i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit.
Dëshmia e ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, i cili implikoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin, Sali Berisha, së bashku me disa ish-ministra dhe ish-drejtorë të tij, në historinë e abuzimit dhe favorizimit të CEZ në Shqipëri, i ka dhënë një tjetër rrjedhë dhe rëndësi veprimtarisë së komisionit hetimor për çështjen e CEZ, duke i diktuar edhe ndryshimin e axhendës.