Report TV - Deputeti gjerman: Shqipëria progres zbatoni Vetingun e dekriminalizimin
  • 7 years ago
Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për integrimin.

"Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së, pasi akoma nuk janë plotësuar kushtet" deklaroi ai.

Gunther Krichbaum deklaroi se Shqipëria duhet që të plotësojë 7 kushte duke filluar nga Reforma në Drejtësi, dekriminalizimi, Reforma në Administratën Publike, ligji i pronës, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, zgjedhjet me standarde dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Recommended