Paketa fiskale votohet vetëm nga mazhoranca - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 7 years ago
Paketa fiskale e qeverisë për 2017-n kaloi me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa opozita ishte kundër. Sipas saj, ndërhyrjet kanë karakter klientelist dhe nuk mbështesin ekonominë. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha se vendosja e akcizës mbi gazin e lëngshëm për automjetet do të nxisë evazionin.