Punimet në “Arenën Kombëtare” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 18 muajve Tirana do të ketë serish ne funksion stadiumin kryesor, ketë radhe nen emrin e ri ?Arena Kombëtare?. Kryebashkiaku Veliaj ka ndjekur ecurinë e punimeve te cilat do te krijojnë edhe 4 sheshe të reja, si dhe 300 vende parkimi.?Jam shumë entuziast sot që jemi në kantierin më të bukur në Tiranë. Tirana vërtet ka 100 kantiere, por ky ndoshta është më i bukuri për disa arsye: Së pari, sepse është në mes të qytetit për të rigjallëruar qytetin. Kemi bërë disa projekte, kemi ndërhyrë te liqeni, te sheshi ?Nënë Tereza?, por besoj që në fund të 18 muajve, kur stadiumi të ketë mbaruar, do të kemi jo vetëm një stadium spektakolar, por një hapësirë publike me 4 sheshe, mbi 300 vende parkimi dhe sigurisht, standardet më të larta që kërkohen sot në lojën e bukur të futbollit?, tha Veliaj.Investime te tilla tha Veliaj kanë një impakt të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e vlerës së pronës për qytetarët.?Stadiumi është një ndër punëdhënësit kryesorë në qytetin e Tiranës. Për të gjithë ata që kanë qenë të shqetësuar ndër vite, për ata që rrinë tek Ushtari i Panjohur, sot shumë prej tyre kanë një vend pune. Janë mbi 300 qytetarë që kanë një punë për dy vitet e ardhshme dhe besoj se të gjitha këto investime përkthehen në shtimin e punësimit të qytetit.?Veliaj u shpreh se investimi për ndërtimin e stadiumit ka ndikuar pozitivisht edhe në të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.

Recommended