Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 11/21/2016
Teksti. Zaho Balili
Libri. Dritherimat e pranveres
Kendon. Lot kurbeti

Kënga e doriut

Shkon lëndinës një dori
hingëllinte si ai
derdhte lotët si njeri
rënë i zoti në pusi.

Shkon doriu turfëlluar
me buzë të shkumëzuar
me gjak jelenë mbuluar
amanetin pa mbaruar.

Shkon doriu, more shokë
flisni në i flisni dot
se kishte një trimë për zot
kush e vrau dot se thotë.

Shkërmon dhenë doriu i shkretë
dhe asnjë nuk lë ta ngasë
kanë kaluar qindra vjetë
dhe doriu s'do të flasë.

O ju njerëz, o ju miq
mos harroni dorinë
se dorinj nuk ka të ligj
kë mbajnë mbi supe e dinë.

Category

🎵
Music