Teksti. Zaho Balili
Libri. Dritherimat e pranveres
Kendon. Grupi Lot kurbeti
Miro të vranë vëllanë
Hapi udhën shkëmb'i sertë
se shkoi Miro Tërbaçia
çepen prerë si djemtë
rrëmbyer shpuzën nga vatra.
Trok i kalit s'ka të shuar
nëpër ditë, nëpër natë
shtigjet e malit kafshuar
supeve të fushës, plagë.
Yjet bëjnë sikur dalin
dhe mëngjesi sikur mbin
shkumë e bardh'në gojë të kalit
re e zezë me vetëtimë.
Farfurin çadër e pashait
rri orgjia këmbëkryq
skuq plumbi lulen e ballit
malet hapën mushkritë.
-Miro te vranë vëllanë!. .
-Heshtni, se e kamë të gjallë,
shkoni pyesni pashanë
në i gjetshi dotë nishanë. .
Comments