Teksti. Zaho Balili
Libri. Brengat e shpirtit
Kendon. Lot kurbeti
Vetullushe në më do
Mos ma nxi rrethin e syrit,
vetullushe në më do,
lërmi flokët si floriri,
që të luaj pak me to.
Lëri që të derdhen vetë,
Palë-palë si ata,
në ndonjë tek unë mbetë,
atje lëre, mos e nga.
Mos e nga, lëre të rrijë,
përgjithnjë atje ku ra,
lotin syrit do m’i fshijë,
se, më të butë për detin s’ka
Mos e nga se dashuria
do mbërthej shpirtin tim,
si një lule burbuqepsur,
për të çelur në agim.
Comments