Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Evropian ka vlerësuar si të përshtatshme për kushtet e vendit tonë amendimet e bëra nga mazhoranca në ligjin për ?menaxhimin e integruar të mbetjeve? duke i dhënë fund polemikave të ashpra mes mazhorancës-presidentit dhe shoqërisë civile.
Në përgjigje të interesimit të ministrisë së integrimit për të kërkuar një mendim nga BE mbi përmbajtjen e ligjit, komisioni jep këtë vlerësim:
?Duke marrë parasysh situatën e veçantë të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe mungesa e infrastrukturës së duhur të menaxhimit të mbetjeve në vend, ne besojmë se ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve janë përshtatur mirë dhe janë të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment?.
Gjithashtu, Komisioni Evropian në këtë shkresë bën të ditur se Shqipëria në përpjekjet për anëtarësim duhet të duhet të bëj ndryshime legjislative në përshtatje me ligjet e BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/erdhi-pergjigjja-e-be-se-ligji-i-mbetjeve-neser-ne-komisione/