TIRANË-Ndëshkohet deputeti demokrat Edi Paloka, përjashtohet 5 ditë nga punimet e Kuvendit. Byroja e Kuvendit u mblodh sot paradite për të vendosur masën disiplinore ndaj deputetit Edi Paloka.
Deputeti demokrat në seancën e kaluar parlamentare goditi ministrin Ilir Beqaj, teksa ky i fundit po fliste nga foltorja e Kuvendit.
Byroja është mbledhur sot me kërkesë të Partisë Socialiste duke vendosur përjashtimin e Palokës për 5 ditë nga Kuvendi, nisur nga dita e enjte.
Comments