Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e përmbytura në fshatin Rrushkull në Durrës, ku mbi 15 shtëpi ndodhen ende nën ujë.

Familja e Aziz Totës me 3 fëmijë të vegjël është ndër më të goditurat, e cila jeton me pak tokë ndërsa përmbytja i ka shkatërruar çdo mall që kishte.

Sipas PD-së, kryefamiljari Tota i tha Bashës se nuk e ka vizituar asnjë zyrtar dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria apo pushteti lokal.

Category

📺
TV
Comments

Recommended