Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në përfundim të procesit zgjedhor në Kolonjë, kandidati Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa kandidati Dritan Hajro 37.1% të votave.
"Sipas rezultatit paraprak kandidati i propozuar nga koalicioni ?Aleanca për Shqipërinë Europiane?, Ilia Stefo ka marrë 5136 vota (62.86%), ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni ?Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet?, z. Dritan Hajro ka marrë 3053 vota (37.14%)
Rezultatet paraprake për çdo kuti të fletëve të numëruara u raportuan në kohë reale nga KZAZ në Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, rezultate të cilat u shfaqen edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.
Comments