Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa ndërkombëtarët presin rezultate konkrete nga zbatimi i reformës në drejtësi institucionet e pavarura që duhet të kishin nisur punën, nuk kanë para as për shpenzimet organike. Shkolla e magjistraturës, i pari dikaster që përfshin reforma, ka marrë 64 mln leke, por kërkon edhe 32 mln lekë shtesë nga shteti.
Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës: Vettingu sjell efekt të drejtpërdrejt mbi shkollën tek disa kategori, tek ata që janë këshilltarë ligjorë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë dhe ndihmësit ligjor, të cilët do të kalojnë domosdoshmërish për aftësitë e tyre profesionale do të vlerësohen nga shkolla. E gjithë shtesa që ne propozojmë është 32 milionë lekë.
Ulsi Manja, deputet i PS: Mua nuk më duken kërkesa luksi.
Kryetari i KQZ, Denar Biba argumentoi se ky institucion ndodhet në kolaps, madje nuk ka as infrastrukturës për përpunimin e materialeve zgjedhore. Për eficencë të KQZ-s, ai kërkon edhe 33 mln lekë.
Biba: Unë kam qenë në Kolonjë. Jam kthyer dje. Kemi shkuar me makinat tona private. Kemi çuar materialet zgjedhore me makina private. Kështu po lëvizim. Kërkojmë një fond minimal për të blerë dy furgona.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/buxheti-2017-institucionet-e-pavarura-skemi-para/
Comments