Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Samiti i parë i diasporës në Tiranë, u bë shkak që një nga krijimet më të bukura shqiptare, opera ?Skënderbeu?, të ringjitet në skenën e teatrit bashkë me ?Borana? dhe baletin ?Halili dhe Hajria?.

Të tre veprat ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë ngjitur për herë të parë në skenë. Ndërhyrja e regjisorit Nikolin Gurakuqi është në ndërthurjen e tyre, për të ndërtuar një vepër të vetme.

Kostumin e Heroit tonë Kombëtar do ta veshë tenori Elson Braha, që do të jetë edhe një provë për të për t?u bërë pjesë e trupës së teatrit.
?Të pandarë për Shqipërinë? vjen vetëm për një mbrëmje, të shtunën në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Category

📺
TV

Recommended