Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Katër klerikë të shquar të vendit tonë janë vlerësuar me titullin ??Qytetar Nderi?? i Durrësit nga këshilli bashkiak i qytetit. Ish-kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, ish-kreu i Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi janë vlerësuar për tolerancën fetare dhe për frymën e dialogut që kanë përçuar në Shqipëri.

Para dorëzimit të titujve, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, vlerësoi kontributin e katër klerikëve për ndihmën që kanë dhënë në ringritjen e besimit fetar menjëherë pas viteve ?90, si dhe për tolerancën ndërfetare.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended