Ora News – Shkolla e Baletit, Veliaj: Do prishen ndërtimet pa leje në oborrin e godinës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e Shkollës së Baletit e cila aktualisht ndodhet në kushte tejet të mjerueshme. Për pasojë 226 nxënësit e shkollës zhvillojnë mësim në një tjetër godinë. Kryebashkiaku Veliaj tha se në pranverë shkolla që nxjerr talentet që sot njihen ndërkombëtarisht, do të ketë një tjetër pamje.
Veliaj: Një ditë me shi si kjo e sotmja, çdo gjë që bie jashtë bie brenda. Nuk e di sesi mund të bëhet yll dikush në këto kushte. Ndoshta nuk mbajmë dot përgjegjësi për pallatet e ndërtuara në vitet ?90, kundër gjithë kushteve urbanistike, pa kanalizime, as për zonat informale apo ata që kanë ndërtuar buzë lumenjve. Por, sigurisht që bashkia duhet të mbajë përgjegjësi për investime që janë publike dhe që duhen bërë sipas standardeve.
Por Veliaj paralajmëroi të gjitha ata që kanë zaptuar oborrin e shkollës se batetit të lirojnë menjëherë hapësirën publike, përndryshe do ta bëjnë fandromat e bashkisë.
Veliaj: Do të na duhet të prishim disa ndërtime pa leje rreth e qark shkollës. Më vjen keq për këtë, por secili duhet ta mendonte që festa e ndërtimeve pa leje do të merrte fund një ditë dhe nuk mund të vazhdojë më shumë se 26 vjet. Madje, shumë ka zgjatur, ndaj dhe do të kërkojmë që të gjithë qytetarët që kanë zaptuar oborret e shkollave t?i lirojnë vullnetarisht. Nëse nuk do ta bëjnë këtë vullnetarisht, fadroma e bashkisë do ta bëjë këtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-e-baletit-veliaj-do-prishen-ndertimet-pa-leje-ne-oborrin-e-godines/

Recommended