Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me strukturat e degës 12 në Tiranë e akuzuoi kryeministrin Rama si padronin e drogës, ndërsa i kujtoi mungesën e investimeve dhe subvencioneve. Përplasja mes policisë së Lezhës dhe Mirditës për drogën në Rrëshen, dhe shkarkimet në bllok të oficerëve të policisë që kryen operacionin, Sipas Bashës, janë treguesi më i qartë se ku ka degraduar shteti i Edi Ramës Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka kriminalizuar shtetin dhe policinë, dhe si shembull për këtë solli drogën e kapur në rrëshen, ku policia nuk guxonte të ndërhynte. Përpara strukturave të PD-së, në degën 12 në kryeqytet, Basha deklaroi se pazaret e drogës po sjellin përplasje jo vetëm me bandat por edhe brenda shtetit. Basha: Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën por po lufton edhe shteti brenda shtetit. Mbi tre tonë drogë kanë kapur në ish-pularinë në Rrëshen, jo në majë të malit por në qytet, në ish-pularin në Rrëshen. Prej katër apo pesë orësh e mbanin të rrethuar dhe nuk guxonte të hynte policia. Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës?! E kush tjetër përveç Edi Ramës. Për kryeopozitarin, gjendja e në të cilën ndodhet vendi sot lidhet drejtpërdrejt me drogën, krimin dhe hajdutërinë qeveritare. Basha shënjestroi kryeministrin edhe për mosdhënien e subvencioneve me argumentin se nuk ka para.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-droga-krimi-hajduteria-qeveritare-pergjegjesit-per-krizen-e-vendit/