Ora News – Lëvizjet në Prokurori, Llalla firmos ndryshimet për disa drejtues

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshmë është përfshirë ditët e fundit nga një valë ndryshimesh që kanë prekur krerët e disa prokurorivë në rrethe.
Ndryshimet janë bërë me kërkesë të Këshillit të Prokurorisë dhe janë miratuar nga kreu i institucionit Adriatik Llalla.
Lëvizjet kanë prekur prokuroritë e rretheve më të medha si Tirana, ku kreu i saj Petrit Fusha është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, Vlora ku kreu i saj Ramadan Troci edhe ky është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurorinë e Elbasanit ku është larguar me kërkesë të tij kreu aktual Besnik Cani .
Por pavarësisht emërimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dy krerët e Prokurorisë së Tiranës dhe Vlorës do të qëndrojnë në detyrën e mëparshme të komanduar deri në emërimin e drejtuesit të ri.
Ish kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani është emëruar prokuror në Prokurorine e Tiranës dhe në vend të tij është komanduar Dritan Gina, i cili deri tani ka qënë prokuror në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/levizjet-ne-prokurori-llalla-firmos-ndryshimet-per-disa-drejtues/

Recommended