TIRANE - Të gjithë shërbimet e inteligjencës që operojnë në vendin tonë do të funksionojnë sipas të njëjtave rregulla. Qeveria po përgatit një ligj të përbashkët për 7 shërbimet informative, të cilat kanë të drejtën e përgjimeve dhe mbledhjes së informacionit, qofshin ato të sigurisë apo financiare.
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Ermonela Felaj konfirmon për Report.tv se një grup pune nën asistencën gjermane por harton rregullat e funksionimit të Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes, Shërbimit Informativ Shtetëror, të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Për disa prej këtyre shërbimeve ka ligje të veçanta që jo rrallë shkaktojë dublime kompetencash dhe konfuzion koordinimi.
Be the first to comment