Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, kritikoi Ministrinë e Transporteve, për nivelin politik të prezantimit dhe mbrojtjes së nismave të rëndësishme ligjore. Në Komisionin e Ligjeve u diskutuan ndryshimet në ?kodin hekurudhor?, të cilat u prezantuan në nivel ekspertësh, por Xhafaj mendon se nisma të tilla kanë nevojë për shpjegime dhe argumenatë më të thellë për qytetarët.
Xhafaj: Do ishte shumë më pozitive dhe unë i bashkohem kolegëve nëse ministria do të ishte përfaqësuar këtu në nivel politik për të parashtruar disa komponentë të zhvillimit të poltikave në këtë fushë. Kjo di të ishte akoma më pozitive në mënyrë që ligjvënësit dhe opinioni publik të njëihen me këto politika.
Opozita paralajmëroi votë kundër këtyre ndryshimeve pasi sipas saj problemet në këtë sektor nuk lindin nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e investimeve, fonde sipas PD po shpenzohen për fasada.
Halimi: Ne nuk besojmë se problemi degradimit të hekurudhës ka të bëjë nga mungesa e ligjit, degradimi ka ardhur për shkak të mungesës së vëmendjes ndaj hekurudhës dhe përqëndrimit të vëmendjes në fasadat e qeverisë.
Kodin e ri hekurdhor synon të liberalizojë shërbimin në këtë sektor, duke e hapur tregun drejt operatorëve privatë. Sipas ligjit sektori privat do të kenë të drejtën që të shfrytëzojë linjat hekurudhore, për transport pasagjerësh ose mallrash, kundrejt detyrimeve që do të përcaktohen nga shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hekurudhat-edhe-ne-duar-te-privatit/

Category

📺
TV
Comments

Recommended