Ora News – Promovohet te “Reja” libri i Mustafa Nanos

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Selam Aleikum Baba? libri i Mustafa Nanos është promovar mbrëmjen e së shtunës tek instalacioni ?Reja?.
Mes miqsh, intelektualësh dhe lexuesish Mustafa Nano thotë se ka dashur që përmes këtij botimi të përcjellë idenë se jeta është e bukur dhe se vdekja është fundi dhe jo fillimi i një jete tjetër siç mendojnë shumë besimtarë. Për ta përcjellë sa më mirë këtë ide i është dashur të studiojë mbi fetë dhe kjo e ka çuar edhe në paradokse..
Nano: Kam disa vite që jam thelluar në studimin e feve. Ky thellim më ka bërë më pak fetar se sa kam qenë, por nga ana tjetër në mënyrë paradoksale më ka bërë të mirëkuptoj të gjithë besimtarët.
Maks Velo: Populli shqiptar ka qenë një popull i krishterë. Nuk është problemi se është një fe tjetër. Brenda natës t?i mund të gdhihesh nesër vehabist. Unë kur i shoh këtu në bulevard mua më zë frika.
Nano: Ka qenë Islami i Hafiz Ali Korçës, i cili po të ishte gjallë sot nuk do të ulesha kurrë në kafe.
Shkrimtarja Diana Çuli dhe publicist Ben Andoni kanë vlerësuar librin duke e parë në një këndvështrim tjetër dhe larg aspektit fetar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/promovohet-te-reja-libri-i-mustafa-nanos/

Recommended