Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Dekorimi i 67 ballistëve nga presidenti Bujar Nishani ka qëllime të mirëfillta politike dhe elektorale.

Kështu ka deklaruar zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili është përfshirë në debatin më të fundit me presidencen për këtë çështje.

Duke folur në emisionin ''Rreze Dielli'' në Report Tv, Petro Koçi i cilësoi të papranueshme vrasjet pa gjyq të ballistëve nga Mehmet Shehu por shtoi se kjo gjë nuk i bën ata patriote për të merituar dekorata.

Petro Koçi sqaroi gjithashtu se kur e ka cilësuar ballist presidentin Nishani ka dashur vetëm ta identifikojë atë me të djathtën dhe aspak ta ofendojë.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended