Report TV - Skandali me ilaçet e rimbursimit lirohet pronari 'Omega Pharma'

  • 8 years ago
Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ?Ketosteril?, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike ?Omega Pharma? Nadir Causholli. Sëbashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.

ReportTv e Shqiptarja.com kanë siguruar vendimin e gjykatës së Tiranës ku gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.

Çausholli u prangos një vit më parë në tetor 2015 ndërsa vendimi i cili deri më tani është mbajtur në fshehtësi si nga prokuroria dhe gjykata daton më 27 korrik 2016.

Recommended