Deputeti Tom Doshi ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj Mark Frrokut, ish-deputet i Parlamentit. Në fjalët që shqiptoi Doshi doli hapur në mbrojtje të Frrokut duke shtuar se pretendimet e prokurorisë për hotelin nuk qëndrojnë.
Në dëshminë e tij dhe pse nisi fillimisht me tension midis Doshit e Prokurorit për shkak të lapsusit ku Prokurori e quajti Doshin të pandehur, ky i fundit u shpreh se është dëshmitar dhe sipas tij në hotelin që ai ka në pronësi sot s?ka patur asnjë ndërtim të paligjshëm
?Si kur ja kam shitur Frrokut me një kontratë të ligjshme, ashtu kur e kam marrë sërish në pronësi godinën tek Rruga e Durrësit, nuk ka patur asnjë ndërtim të paligjshëm. Aty ka qenë duke u punuar dhe një hapësirë në formë tende ka qenë për të ruajtur materialet e ndërtimit nga shiu. Nëse kjo quhet ndërtim i paligjshëm atëherë e gjithë Tirana duhet të ishte në burg për tendat dhe akuza që prokuroria ka ngritur ndaj Frrokut nuk qëndron?.