Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 5 vjet janë vjedhur dhe grabitur 170 karburante. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, paraditen e sotme, në një aktivitet për rritjen e dhe masat shtesë të sigurisë.
Tahiri: Nga 2011-2016 janë mbi 170 vjedhje dhe grabitje dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal që ka vështirësi në hetim.
Unë i jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të ekiminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë.
Tahiri edhe një herë deklaroi se duhet të eliminohet komunikimi me para në dorë gjatë natës, mes operatorit të shitjes së karburantit dhe klientit. Së bashku me vendosjen e kamerave, Tahiri i konsideroi këto dy elementë si masat më të domosdoshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ne-5-vjet-jane-grabitur-170-karburante/
Comments