Ora News - Përmbytjet, eksperti Zusi: Kompetencat t’i shkojnë pushtetit lokal

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Shoqatës së Agro Industrisë Alban Zusi, thotë se historia e përmbytjeve në Shqipëri ka nisur që prej vitit 1993 e në vijim, duke shtuar se më herët pati një periudhë pauze.
I ftuar në studion e Ora News, ai thotë se shkak është mungesa e investimeve apo në disa raste edhe për shkak të keqmenaxhimit të fondeve, por deklaron se kompetencat duhet t?i kalohen pushtetit lokal.
Zusi: Kjo është një histori që ne e shohim të përsëritur në 20 vitet e fundit. Ka filluar pas viti 1993-94, ekzaktësisht disa vite pas një periudhe pauze të shërbimeve ndaj kanaleve kulluese dhe hidrovoreve. Vazhdon të përsëritet për shkak të mungesës së investimeve ose për shkak të shpërdorimit të këtyre investimeve pasi nuk është se nuk janë dhënë fonde.
Ai deklaroi se mënyra më e mirë që është që ky sistem t?i transferohet pushtetit lokal.
Zusi: Sa më tepër kompetenca në këtë drejtim në mirëmbajtjen e sistemit të kullimit t?i lihet pushtetit lokal. Me reformën territoriale është krejtësisht e mundur që këto shërbime dhe këto investime t?i kalojnë totalisht pushtetit lokal, sepse është më pranë problematikës. Ministria e Bujqësisë është shumë më larg problematikave dhe kështu fillon një lloj ping-pongu. Menaxhimi i sistemit të vaditjes dhe kullimit në rastin konkret duhet t?i kalojë pushtetit lokal në të gjitha drejtimet, me mjetet, fondet, personelin, etj. Ministria e Bujqësisë do të monitoronte procesin. Kështu që do të ishte më e suksesshme. Automatikisht me këto fonde do ta përmirësonte situatën mbi 50%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-eksperti-zusi-kompetencat-ti-shkojne-pushtetit-lokal/

Recommended