Ora News – A do të ketë reshje të dendura shiu? Parashikimi i meteorologëve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata e reshjeve duket se do të vijojë në të gjithë vendin edhe në ditët në vijim.
Të paktën sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Ujit, reshjet do të prekin pjesën më të madhe të territorit shoqëruar me breshër kryesisht në bregdet deri ditën e enjte çka do të thotë se zonat e përmbytura gjatë së martës mund të jenë sërish në alarm nga ndonjë përkeqësim situate.
Metodi Marku: Sërish do të kemi reshje edhe për sot, por të përqendruara kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës. Do të jenë më të pakta se nata e kaluar. Ne presim që rastet e vërshimeve do të jenë më të pakta. Mbetet në fuqi si rrezik. Në zona të kufizuara, priten reshje të dendura me erë dhe me rrufe. Për ditën e enjte dhe të premte nuk priten reshje, por duhet të kemi parasysh se fundjava jep sinjale se do të kemi sërish reshje.
Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojë probleme me rrëshqitjet në bllokimin e akseve të caktuara rrugore në zonat kodrinore-malore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/a-do-te-kete-reshje-te-dendura-shiu-parashikimi-i-meteorologeve/

Recommended