Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me pretendimin se nuk e lejojnë të tregtojë në tregun e fruta-perimeve në Kuçovë, babai i dy fëmijëve kërcënoi për minuta të tëra të digjej në mjetin e tij, të parkuar para bashkisë.
Pas këtyre negociatave, 43 vjeçari Spiro Suli pranoi të zbresë nga furgoni dhe të bisedojë për problemin e tij me zyrtarët e bashkisë. Ai pohon se nuk lejohet të shesë fruta perime, ndonëse ka licencë.
Spiro Suli: Nuk më jepet e drejta që unë të punoj me mjet, kur unë i kam letrat për me mjet. Nuk kam punuar asnjë ditë, vetëm të dielë kam punuar si njeri. Mua më janë prishur të gjitha fruta perimet.
Nënkryetari i bashkisë së Kuçovës shpjegon se ankesat janë bërë nga tregtarët, pasi 43 vjeçari Suli, shet produktet me pakicë tek qytetarët, por me çmim shumice, më të lirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenoi-me-veteflijim-tregtari-nuk-me-lene-te-punoj/
Comments