Report TV - Kuvendi nuk nis procedurën për kreun e KQZ, Luzi mbyll sot mandatin

  • 8 years ago
Kjo e martë është dita e fundit kur Lefterije Luzi mban postin e kryetares së KQZ ndërsa nga data 12 tetor Komisioni i Ligjeve duhet të niste procedurën për vlerësimin e kritereve për kandidatët që kanë dorëzuar kërkesën pranë kuvendit.

Sipas Kodit Zgjedhor, Kuvendi duhet të fillojë shqyrtimin e kandidaturave, por deri në këto momente kjo çështje nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Burime nga Komisioni i Ligjeve bëjnë me dije se për sa kohë kjo çështje nuk ka kaluar në konferencën e kryetarëve komisioni përgjegjës nuk mund të nisë shqyrtimin e kandidatëve. Kështu me shumë gjasa konferenca e kryetarëve e cila pritet të mblidhet të enjten përpara seancës parlamentare do të përfshijë në kalendar edhe këtë çështje.

Sipas Kodit Zgjedhor komisioni bën vlerësimin e kandidaturave dhe në rast se 2 prej tyre nuk marrin shumicën e cilësuar të votave në komisision atëherë nga katër kandidiatët më të votuar nga komisisoni opozita ka të drejtën e përjashtimit të dy prej tyre.

Recommended