Report TV - Dëmtohet shtrati Shkumbinit në Pogradec,kompania merr inerte pa kriter

  • 8 years ago
Shtrati i lumit Shkumbin ne fshatin Golik të rrethit të Pogradecit masakrohet çdo ditë e më shumë për shkak të marrjes së inerteve. Firma kontraktore që po punon në rrugën Qafë Pllocë - Qukas, Albania, ndonëse pa asnjë leje mjedisore po hedhin mbetje përgjatë shtratit të lumit.

Denoncimi vjen nga administratori i komunës Golik që shprehet i shqetësuar për këtë masakër të lumit.

Sipas inspektoratit te mjedisit, firma kontraktore po punon pa leje mjedisore dhe muaj me parë firma ka marrë edhe një gjobë prej pesë milion lekësh.

Ndërkaq edhe inspektorati i Bashkisë Pogradec thekson se diçka e tillë është e papranueshme dhe se është shkelje e hapur.

Aktualisht ndërhyrja në shtratin e lumit Shkumbin është pezulluar vetëm pas ndërhyrjes së policisë bashkiake të Pogradecit.

Recommended