Report TV - Fryma anti-SHBA përçan PD deputetët takime me Donald Lu

  • 8 years ago
Raportet mes Partisë Demokratike dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë po njohin ditët më zymta që nga vitet?96-98, kur amerikanët çmontuan me forcë pushtetin e Sali Berishës. Pas një nervozimi dhe tensioni të maskuar dyvjeçar, lidershipi i Partisë Demokratike, më në fund, nisi një ofensivë të paprecedentë sulmesh ndaj Ambasadës Amerikane dhe ambasadorit Donald Lu, për shkak të investimit të amerikanëve për realizimin e Reformës në Drejtësi.

Fillimisht shpërtheu ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur ambasadorin Lu interpret të Edi Ramës dhe guvernator, ndërsa një ditë më pas, befasoi Lulzim Basha, ku i kërkoi ambasadorit amerikan të shikonte punën e tij. Dy deklaratat u pasuan me një ofensivë sulmesh nga rrethi i dyshes Berisha-Basha, nga deputetët, opinionistët dhe mediat pranë tyre, ku gjithçka mori formën një fryme antiamerikane.