Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kryebashkiaku Veliaj në një mbledhje me Këshillin Bashkiak, deklaroi se do të zgjidhet një herë e mirë problemi i banesave të pahipotekuara.

Veliaj u shpreh se do të zhbllokohen 30% e banesave të pahipotekuara të cilat nuk pajisen dot me leje përdorimi. Bashkia e Tiranës do të legalizojë 400 pallate pa leje.

?Vetëm në Tiranën brenda vijës së verdhë ka 1375 objekte të tilla. Në total, në Bashkinë e Tiranës që kemi sot rreth 30% e ndërtesave janë të pa hipotekuara dhe arsyeja kryesore për këtë është sepse nuk pajiseshin dot me leje përdorimi. Në shumicën e rasteve përgjegjësia për këtë situatë është e ndërtuesve dhe investitorëve, por ata që kanë paguar pasojat janë qytetarët. Ne kemi arritur t?u japim tashmë hipotekën disa pallateve në Tiranë, por me këtë vendim besoj se i japim një zgjidhje të qëndrueshme këtij problemi?, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended