?Në këto takime është dakordësuar përpunimi i të dhënave të monitorimeve në bashkëpunim me palën italiane. Janë organizuar trajnime për gjetjen e koordinatave gjeografike, në fillim dhe gjatë misionit për gjetjen e kanabisit. Janë gjetur dy mënyra informacioni gjetjen e plantacioneve dhe procedurave. Për gjetjen janë gjetur procedura për komunikimin me partnerët dhe janë organizuar takime dhe me partnerë të tjerë për bashkëpunimin me qëllima rritjen e objektivave të misionit Janë marrë parasysh shumë elementët kyc për monitorimin e zonës, raportet e shërbimeve ligjzbatuese që janë ndarë me palën italiane e bashkëpunëtorë të tjerë. Mbi bazën e analizave janë përcaktuar brezat në mënyrë vertikale të territorit nga zonat e ulëta e duke vijuar më pas në gjithë hapësirën e territorit shqiptar. Është bërë një hartëzim i territorit dhe detajet teknike të fluturimeve?, tha Cako.
Be the first to comment