Report TV - Rruga e “Kosovarëve” Veliaj:Investimi nga të ardhurat e parkingjeve publike

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund pritjeve disa vjeçare të banorëve të zonës duke mundur që brenda pak muajve të bëjë realitet ndërtimin e rrugës së ?Kosovarëve?, e cila lidh Parkun e Liqenit me ?Komunën e Parisit?.

Rruga e re ofron standardet më të mira qoftë në përmasa, ashtu edhe në elementë të tjerë, duke ofruar korsi për biçikletat dhe vrapuesit. Të pranishëm në hapjen e rrugës për makinat dhe këmbësorët ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kohën e shkurtër për ndërtimin e rrugës.

?Kjo rrugë është përuruar disa herë edhe nga bashkia e mëparshme. Por, me administratën e re gjërat i bëjmë vetëm një herë. Saga 5-vjeçare e kësaj rruge merr fund këtu. Rruga e Kosovarëve, emri i dhënë në kujtim të atyre ditëve të dhimbshme të viteve '98-'99gjatë kohës së krizës në Kosovë, u kthye mandej në një luftë tipike urbane brenda nesh, ku nuk i japim dot zgjidhje disa gjërave që në fakt qyteti i meritonte shumë kohë më parë?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se kjo rrugë i ka dhënë mundësi kësaj lagje që të urbanizohet plotësisht dhe të rrisë vlerën e pronave përreth.

Recommended