Report TV - Reforma në Drejtësi, kalon ligji për Prokurorinë, PD nuk e voton

  • 8 years ago
Organi i akuzës do të funksionojë ndryshe pas shtatorit. Komisioni i Reformës në Drejtësi miratoi ligjin për organin e akuzës që i heq kompetencat Adriatik Llallës të emërojë, transferojë e ndëshkojë prokurorët e rretheve. Po ashtu dhe nuk mund t?i heqë atyre nga duart dosje të caktuara mbi të cilat kanë nisur hetimet.

Ashtu si dhe për Ligjin e Vetingut, opozita ndonëse e pranishme në sallë nuk ka votuar për nismën, pavarësisht se kishte sjellë një opinion ku shprehte kundërshtitë me variantin që po miratohej. Disa nga vërejtjet u morën parasysh, por jo mjaftueshëm, sipas PD.

Recommended