Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i qëndron fort tezës se mazhoranca e bleu me paratë e drogës fitoren në Dibër, duke shfrytëzuar varfërinë e tejskajshme në atë zonë.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila ishte e angazhuar personalisht javën e fundit në fushatë, deklaroi në emisionin ?Tonight Ilva Tare? se demokratët kanë bërë gati një kallëzim penal me të gjitha rastet e blerjes së votës.
Vokshi: Kam qenë e angazhuar javën e fundit në këtë fushatë, në Maqellarë.Edhe kandidati i PS ishte i çuditur nga rezultati, mendo pak se çfarë është bërë dhe mënyrat që janë përdorur për të blerë votën.Blerja e votës, mënyrat që janë përdorur për të blerë votën, qoftë presioni, shantazhimi, paratë në dorë, paratë e drogës kryesisht, kanë qenë krej pa kontroll ndaj dhe rezultati ka qenë krejt i pakontrolluar.Kemi hartuar një kallëzim penal të cilin jemi gati ta dorëzojmë, me fakte, foto, me emra konkretë.I bëj thirrje Prokurorisë të angazhohet maksimalisht për të zbuluar atë çfarë ka ndodhur realisht në Dibër këto dy muajt e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dibra-ne-prokurori-vokshi-u-ble-vota-xhacka-late-nam/

Category

📺
TV
Comments

Recommended