Report TV - Dibër, proçesi i votimit vijon normalisht

  • 8 years ago
Dibër - Vijon normalisht proçesi i votimit në të cilin do të marrin pjesë 57 mijë e 18 zgjedhës, nga të cilët 29 399 janë meshkuj dhe 27 619 janë femra. Janë 118 Qendra Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.

Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.

Administrimi i procesit zgjedhor do të kryhet në KZAZ numër 19 në Dibër, në të cilën shorti ka caktuar opozitën me katër anëtarë dhe maxhorancën me 3 anëtarë.

Recommended