Report TV - Tiranë, zjarr në një pallat, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

  • 8 years ago
Bombola e gazit ka rrezikuar jetën e 20 banorëve këtë të shtunë në një pallat pranë kopshtit botanik ndërsa nga flakët është djegur tërësisht një banesë në katin e 3-të.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga flakët ndërsa shkak dyshohet rrjedhja e gazit në ambientin e gatimit ku përdorej bombola.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e flakëve ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme jo vetëm në banesë ku ra zjarri por dhe në atë të 3 apartamenteve ngjitur.

Category

📺
TV

Recommended