Report TV - Stuhi në Kukës, rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë

  • 8 years ago
Duket sikur ditëve të nxehta të verës bashkë me pushimet po u vjen fundi.

Një stuhi me erë të fortë e shi përfshiu Kukësin dhe verilindjen e vendit pasditën e së hënës. Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyer ka vijuar për disa disa minuta.

Në disa rrugë pati dhe rrëshqitje dherash e gurësh, por është bërë e mundur pastrami i tyre.

Nga erërat e forta është rrëzuar edhe një plep në rrugën Kukës-Gostil, por fatmirësisht gjatë kohës së rënies së tij nuk ka patur qarkullim të automjeteve.

?Rruga e Kombit? nuk pati problem, pasi stuhia ishte më shumë e përqendruar në një pjesë të qytetit të Kukesit dhe në juglindje të tij rrezë malit të Gjalicës.

Moti i keq ka bërë që të ulet dhe fluksi i vizitorëve në doganën e Morinës.

Recommended