Usain Bolt triplete në Olimpiadë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Usain Bolt nuk ndalet. Xhamajkani ka përmbyllur ne mënyrën me te mire Olimpiadën e Rios, por edhe karrierën e tij olimpike, duke realizuar nje rekord te pashënuar me pare nga asnjë atlet. Njeriu me i shpejte i planetit ka siguruar nje triplete te trefishte olimpike, me medaljen e nëntë personale te arte. 29-vjeçari kishte fituar më herët ne këtë olimpiadë garat e 100 metra dhe 200 metrave, ndërsa kete te shtune ai arriti të fitonte edhe medaljen e tretë të artë, atë në stafetën 4×100 metra, duke e udhëhequr drejt nje tjeter triumfi skuadrën e vendit te tij. Me kete sukses, Bolt përmbyll nje ecuri perfekte, duke fituar nga tre medalje ari ne te gjitha tre olimpiadat e fundit ku ai ka garuar, dicka e paimanjginueshme. Ne stafetën e kesaj te shtune ai është kombinuar me patriotet e tij Asafa Powell, Yohan Blake dhe Nikel Ashmeade, duke e përmbyllur garën per 37.27 sekonda. Ne vend te dyte u rendit Japonia, ndërsa ne te tretin Kanadaja.

Category

📺
TV

Recommended