Report TV - Dibër, KQZ miraton mbi 58 mijë fletë votimi, ASHE 4 parti, APPD 12 parti

  • 8 years ago
Mbi 58 mijë fletë votimi do të jenë në dispozicion të procesit zgjedhor për bashkinë e Dibrës ndërsa lista e votuesve ka 57 mijë e 18 zgjedhës.

Administrata e KQZ-së bëri të ditur se, edhe pas kërkesës drejtuar bashkisë së Dibrës për t?i dhënë listën e plotë të zgjedhësve, kjo listë nuk u është vënë në dispozicion por ky informacion është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Banorët e bashkisë së Dibrës do t?i drejtohen 118 qendrave të votimit për të zgjehdur kryetarin e ri të abshksië mw datë 11 shtator.

Ndërkaq KQZ regjistroi dy koalicionet zgjedhore, atë të maxhorancës, Aleanca për Shqipërinë Europiane me 4 parti në përbërje dhe koalicionin opozitar për Punë dhe Dinjitet me 12 parti.

6 parti të vogla që PD i kishte përfshirë si pjesë e koalicionit nuk u regjistruan pasi në momentin kur u regjistruan subjeketet zgjedhore nuk kishin kryer detyrimet financiare ndaj KQZ.

Recommended