Report TV - "Vejusha e Zezë, 10 raste pickimi në Fier, mjekët: Mos neglizhoni

  • 8 years ago
Stina e verës sjell një rrezik të përvitshëm tek fermerët e zonës së Myzeqesë. Ata janë të rrezikuar nga gjarpërinjtë si dhe nga shfaqja e merimangës së njohur si ?vejusha e zezë?, e cila vetëm në ditët e fundit ka pickuar 10 persona.

Sipas mjekut toksikolog Lulzim Banushaj, në spitalin Rajonal të Fierit, këtë vit ka pasur shtim të rasteve krahasuar me vitet e shkuara.

Por këtë vit rreziku është edhe më i madh, pasi për shkak të thatësirës helimimi i këtyre insekteve është më i rrezikshëm gati edhe vdekjeprurës.

Ndër zonat më problematike në qarkun e Fierit janë fshatrat fushor si Frakull, Peshtan, Libofshe, Roskovec e të tjera. Mjekët u bëjnë apel qytetarëve që në çdo rast pickimi duhet t'i drejtohen sa më shpejtë urgjencës spitalore, pasi vonesa mund të jetë fatale për jetën e tyre.

Recommended