Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar sërish lidhur me aksidentin me katër viktima të ndodhur një ditë më parë në Velipojë. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Dashamir Xhika, ritheksoi edhe njëherë se aksi rrugor ku ndodhi aksidenti nuk është në juridiksionin e ARRSH. Xhika: Sot kam bërë një mbledhje urgjente me Drejtoret rajonal për situatën e rrugëve. Duket qartë tendenca e disa institucioneve ndaj ARRSH që duan të largojnë vëmendjen e tyre. Aksidenti në Velipojë ndodhi në një aks që nuk është në juridiksionin tonë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-velipoje-xhika-aksi-rrugor-jashte-juridiksionit-te-arrsh/