Report TV - Velipojë, autoritetet vendosin barriera në vendin ku humbën jetën 4 të rinjtë

  • 8 years ago
Një ditë pasi humbën jetën 4 të rinj në zonën e Vilunit në Shkodër ka ardhur edhe reagimi i institucioneve, të cilat kanë vendosur tabela dhe goma makinash për të shmangur rënien në kanal. Por këto masa cilësohen qesharake nga ana e banorëve, pasi nuk e zgjidhin problemin.

Pas aksidentit tragjik në zonën e Vilunit në Shkodër, institucionet përgjegjëse vendosën tabela vertikale në rrugë, të cilat deri dje mungonin, si dhe ngritën një barrierë me rërë e goma automjetesh, por sipas banorëve këto janë masa qesharake, të cilat nuk mund t?i parandalojnë aksidentet e tjera.

Zona e Vilunit është kthyer shumë herë në burim aksidentesh. Mungesa e sinjalistikës dhe rruga tejet e amortizuar në këtë zonë periferike të Velipojës kanë bërë që drejtuesit e automjeteve të përfshihen në aksidente rrugor si ai i një dite më parë ku humbën jetën 4 të rinj. Vetëm pak kohë më parë në këtë vend u regjistrua edhe një tjetër aksident me vdekje, ndërkohë që aksidentet me pasoja më të lehta në këtë vend kanë qenë të shpeshta.

Recommended