Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njazi Sina dhe Astrit Laho, janë dy artizanë në Elbasan që zanatin e punimit të thuprës e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre. Sot dy artizanët krijojnë falë mjeshtërisë dhe perfeksionimit ndër vite, shporta, frutjere, cadra plazhi, deri edhe djep për të porsalindurit.
Vështirësitë e grumbullimit të materialit në terren, nuk ua zbehin kënaqësisë e të punuarit, por ajo që i tremb artizanët është mungesa e vlerësimit. ata thonë se nuk gjejnë treg shitje për prodhimet e tyre, pavarësisht se kërkesat janë të mëdha dhe nga të gjitha qytetet e vendit.
Sina: Rri tre ditë ose 4 ditë në lumë që nxjerr shufrën. Pastaj e zbardhoj dhe fillojmë punën. Ka punë shumë.
Astrit Lato: Nga baballarët dhe stërgjyshi e kemi mësuar këtë zanat. Ne kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë siç kemi mësuar. Mosha jonë ka kaluar dhe ne duam t?ua lëmë fëmijëve tanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/artizanet-e-thupres/

Category

📺
TV

Recommended