Siç ishte njoftuar nga Ministria e Financave, administrata tatimore në Durrës ka nisur aksionin tek bizneset për kuponin tatimor. Dhjetë grupe të inspektorëve janë përqendruar në zonat turistike të qytetit bregdetar, aty ku ndodhet dhe numri më i madh i bizneseve. Qëllimi i kontrolleve antiinformalitet sipas tatimorëve, nuk është vendosja e gjobave, por sensibilizimi dhe informimi i bizneseve dhe qytetarëve për pajisje me faturën tatimore.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/durres-tatimoret-10-grupe-kontrolle-ne-zonat-turistike-per-kuptonin-tatimor/