Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Dy aksidente rrugore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në akset rrugore Lezhë-Laç dhe Fushë Krujë-Vorë, me pasojë plagosjen e shtatë personave.

Dy makina tip Benz me targa të Tiranës janë përplasur me njëra- tjetrën tek kryqëzimi i Budullës, pjesë e aksit Fushë Krujë-Vorë, ku janë plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin mjetet dhe një parakalim i gabuar nga ana e Benzit ngjyre blu.

Policia nuk bën të ditur emrat e drejtuesve të mjeteve dhe as te të plagosurve.

Vetëm pak minuta pas përplasjes së dy automjeteve te kryqëzimi i Budullës, një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të Urës së Milotit, në aksin rrugor Lezhë-Laç. 4 persona janë plagosur nga ky aksident dhe janë dërguar në spital.

Aksidenti ka krijuar trafik të renduar mjetesh në këtë aks rrugor.

Category

📺
TV

Recommended