Report TV - Ulet kufiri për blerjet në internet ​taksë për mallrat mbi 22 euro

  • 8 years ago
Qeveria ka vendosur të taksojë të gjitha mallrat e blera nëpërmjet porosisë në internet, që kalojnë vlerën e 22 eurove.

Kjo është vendosur në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave. Me anë të një VKM-je, është përcaktuar që mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro, konsiderohen të pataksueshme.

Nga ana tjetër, u vendos që dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, po kaluan në vlerë 45 euro, sërish do të taksohen.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?. Deri tani, kufiri i pataksueshëm për këtë kategori mallrash ka qenë 150 euro. Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë.

Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore).

Recommended