Gati një muaj pas pengmarrjes së anijes së peshkimit "Çelepia 2" nga marinari egjiptian Abdel Salam, në bordin e të cilit ndodheshin 2 marinarë shqiptarë dalin detaje të reja thënë prej vetë pengut.
Pas kthimit nga Egjipti marinari Luan Mema ka rrëfyer se Salam nuk i ka keqtrajtuar as atë as Dhimitër Maljen fati i të cilin ende nuk dihet. Ai është shprehur se Salam i vuri në gjumë me një lloj bari.
Kështu, Mema ka thënë se Abdel Muhamed Salam i vuri në gjumë të dy, ndërsa kur është zgjuar i lidhur në pranga. Mema i sapokthyer nga Egjipti thekson faktin se nuk është keqtrajtuar nga Salam.
Nga ana tjetër sipas tij, Salam tentoi të shiste anijen në Egjipt, por nuk ia arriti qëllimit, pasi ajo pati defekt në motor. Po kështu, Mema thotë se ai nuk di asgjë për fatin e kapitenit Malja, për të cilin Salam thotë e se e ka zbritur në Kretë.