Ora News – Shqiptarët shpenzojmë më pak se i gjithë Rajoni, vetëm 34.8 euro/frymë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët shpenzojnë më pak se të gjitha vendet e Rajonit, me përjashtim të Kosovës për sigurimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë. Raporti i Autoritetit të Mbikëyrjes Financiare thekson se në vitin 2015, dendësia e primit të sigurimit për frymë, që është treguesi që shpreh shkallën e përdorimit të produkteve të sigurimit nga popullsia për Shqipërinë ishte 4866 lekë, ekuivalente me 34.8 euro për person. Në vendet e rajonit ky nivel është dyfish më i lartë ndërsa në Bashkimin Europian arrin nga 1100 deri në 2100 euro për frymë. Por të dhënat tregojnë se edhe prespektiva nuk është shumë e mirë, në kushtet kur rritja e tregut po vjen kryesisht nga sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj.
Enkelejda Shehu, kryetare e AMF: Në vitin 2015 primi për frymë ishte mesatarisht 4860 lekë ose 34.80 euro me një rritje prej 850 lekësh në krahasim me një vit më parë, ndëersa për sigurimin e jetës ky prim ishte 4570 lekë. Vëllimi i primeve të shkuara bruto u rrit si rrjedhojë e nivelit të primit të produktit të sigurimit të detyrueshëm. Struktura e tregut përgjithësisht vijon të ketë të njëjtin profil të vërejtur në vite, por me përforcim të tipareve të sigurimeve të detyruesshme.
Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar në komisionin parlamentar të ekonomisë për aktivitetin e këtij vitij institucioni gjatë vitit 2015. Në rolin e relatorit të raportit vjetor të AMF-së, deputeti socialist Anastas Angjeli evidnetoi disa problematika për tregun e sigurimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiptaret-shpenzojme-me-pak-se-i-gjithe-rajoni-vetem-34-8-eurofryme/

Category

📺
TV

Recommended