Report TV - Trajnerja e të aksidentuarës, Mata: Fikëm televizorin, s'doja ta besoja

  • 8 years ago
Qitësja e njohur Diana Mata ishte edhe trajnerja e Dhurata Priftit, e aksidentuar të mërkurën në mënyrë makabre pranë Arkivës së Shtetit. Mata rrëfen se e ka përjetuar keq humbjen e mikes së saj, ndërsa pohon se nuk ka mundur ta shohë videon e rëndë të aksidentit.

Qitësja e njohur për mikrofonin e Report TV, ka rrëfyer edhe njohjen me Dhuratën dhe pasionin e saj për qitjen që nga koha, kur garonte për Partizanin, Tiranën e së fundmi për Studentin.

Sot familja dhe të afërmit kanë përcjellë për në banesën e fundit qitësen e njohur e cila vdiq dje në aksident.

Një ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në rrugën ?Asim Vokshi?, pranë Arkivës së Shtetit, ku humbi jetën qitësja e njohur Dhurata Prifti, në familjen e saj në rrugën ?Jordan Misja?, ka pllakosur zia. Thuajse është e pamundur që dikush të thotë dy fjalë. Miq të shumtë e dashamirës kanë ngushëlluar familjen, ndër ta pjesëtarë të Federatës së Qitjes, dhe klubeve të ndryshme në vend.

Qitësja e njohur Diana Mata, shumë herë kampione e vendit dhe nënkampione e Evropës, është trajnerja e Dhuratës prej vitesh në klubin Studenti. Ajo rrëfen se u shokua kur mësoi se gruaja e aksidentuar ishte qitësja e saj.

Trajnerja Mata rrëfen se e ka njohur Dhuratën në ballkaniadën e Malit të Zi, kur ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në këtë kohë, Dhurata ishte pjesë e ekipit të Partizanit e më vonë kaloi te Tirana e së fundmi te Studenti.

Mata thotë se menjëherë pasi ishte marrë vesh lajmi rëndë, pati një reagim të menjëhershëm nga shumë mjaft qitës që janë në aktivitet, por edhe ata ndër vite. Por trajnerja e njohur, ish- kampionia e shumëfishtë e Shqipërisë, hedh dyshime nëse drejtësia do të bëjë si duhet detyrën e saj në këtë rast.

Qitësja Dhurata Prifti, 45 vjeçe, banuese në rrugën Jordan Misja në Titanë, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, mesditën e mërkurës, ndërsa u përplas në mënyrë brutale nga vetura një veturë e drejtuar nga Andrea Memollari 20 vjeç.

Dy fëmijët e saj, shpëtuan mrekullisht duke minimizuar së paku tragjedinë. Autori i aksidentit, ishte arrestuar një vit më parë, për ryshfet ndaj policëve rrugorë, ndërsa u dënua me vetëm 40 orë pune nga gjyqtari Martin Deda. Nga ana tjetër Memollari, herë pas here kishte hedhur në rrjetet sociale foto dhe video që tregonin se ai ishte i prirur drejte shpejtësisë së lartë.

Recommended